Publikuar:
Aug 19, 2025
Skadon:
Aug 31, 2025
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Për zyrën tonë qendrore, ne po kërkojmë të punësojmë staf të përkushtuar dhe entuziast për Departamentin e Financave që të jenë pjesë e jona.

Pozita: Asistente për Financa

Lokacioni: Qagllavicë

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Asistimi në përgatitjen dhe regjistrimin e dokumenteve financiare.
  • Mbajtja e evidencave të faturave hyrëse dhe dalëse.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera për çështje financiare dhe administrative.
  • Përgatitja dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.
  • Asistimi në proceset e kontabilitetit dhe në përgatitjen e deklaratave tatimore.
  • Kontimi dhe pajtimi i bankave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financa, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune e mëparshme në financa/kontabilitet
  • Njohuri të mira në MS Office (veçanërisht Excel).
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Përkushtim, saktësi dhe aftësi për punë ekipore.

Çfarë ofron kompania:

  • Punesim në një kompani që është në hov të madh të zhvillimit, si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
  • Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim të vazhdueshëm.
  • Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës.
  • Shujta e ushqimit nga kompania.

Aplikimi:

Afati i fundit për aplikim është 31.08.2025.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova