Publikuar:
Feb 13, 2026
Skadon:
Feb 28, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Menaxher/e për Marketing dhe Koordinator/e për Marketing të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozita: Menaxher/e për Marketing (1 pozite)

Pozita: Koordinator/e për Marketing (1 pozite)

Lokacioni: Çagllavicë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë (Menaxher/e për Marketing):

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë;
  • Menaxhimi i fushatave digjitale dhe tradicionale (Social Media, Google Ads, Email Marketing, etj.);
  • Analiza e tregut dhe monitorimi i konkurrencës;
  • Zhvillimi i brendit dhe rritja e prezencës në treg;
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe raportimi i performancës;
  • Bashkëpunimi me departamentet e shitjes dhe dizajnit për realizimin e fushatave efektive;

 

Kualifikimet (Menaxher/e për Marketing):

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në marketing;
  • Njohuri të avancuara në marketing digjital;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

 

 

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë (Koordinator/e për Marketing):

  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e fushatave të marketingut (online dhe offline);
  • Menaxhimi i përmbajtjes në rrjetet sociale dhe website;
  • Bashkëpunimi me agjenci marketingu, dizajnerë dhe partnerë të jashtëm;
  • Organizimi i eventeve promovuese dhe aktiviteteve të marketingut;
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës së fushatave;
  • Mbështetje për departamentin e shitjes me materiale promocionale.

Kualifikimet (Koordinator/e për Marketing):

  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Komunikim ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 1–2 vite përvojë pune në marketing (avantazh);
  • Njohuri të mira në marketing digjital dhe menaxhim të rrjeteve sociale;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Njohuri të programeve bazike si MS Office (njohuri në Canva/Adobe – avantazh)
  • Të posedojë njohuri bazike mbi proceset e dizajnit grafik dhe zhvillimit të materialeve vizuale, me aftësi për të kuptuar dhe koordinuar punën kreative (pa qenë e nevojshme të jetë dizajner/e)
  • Njohuri të gjuhës angleze.

 

 Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në linkun:

Afati i fundit për aplikim është 28.02.2026

*Vetëm kandidatët te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova