Publikuar:
Feb 20, 2026
Skadon:
Feb 28, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Menaxher/e për Marketing dhe Koordinator/e për Marketing të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozita: Menaxher/e për Marketing (1 pozitë)

Pozita: Koordinator/e për Marketing (1 pozitë)

Lokacioni: Çagllavicë

Detyrat dhe përgjegjësitë (Menaxher/e për Marketing):

  • Hartimi, zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së marketingut në përputhje me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë;
  • Planifikimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut digjital dhe tradicional (Social Media, Google Ads, Email Marketing, SEO/SEM, media tradicionale, etj.);
  • Analiza e tregut, identifikimi i trendeve dhe monitorimi i vazhdueshëm i konkurrencës;
  • Zhvillimi dhe forcimi i identitetit të brendit, duke siguruar komunikim të qëndrueshëm dhe profesional;
  • Menaxhimi i buxhetit të marketingut dhe optimizimi i shpenzimeve për maksimizimin e ROI;
  • Hartimi i raporteve periodike mbi performancën e fushatave dhe prezantimi i rezultateve tek menaxhmenti;
  • Koordinimi me ekipet e shitjes dhe departamentet e tjera për të siguruar përputhje strategjike;
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë, agjenci marketingu dhe furnitorë;
  • Organizimi i eventeve promovuese, lansimeve dhe aktiviteteve PR.

 

Kualifikimet (Menaxher/e për Marketing):

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në marketing;
  • Njohuri të avancuara në marketing digjital;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
  • Njohuri të gjuhës angleze;

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë (Koordinator/e për Marketing):

  • Analizimi i çmimeve dhe krahasimi me konkurrencën;
  • ​Matja e suksesit të ofertave dhe kampanjave promocionale;
  • ​Analizimi i shitjeve sipas produkteve, lokacionit dhe periudhave kohore;
  • ​Identifikimi i produkteve me performancë të dobët dhe propozimi i zgjidhjeve;
  • Llogaritja e ROI për fushatat e marketingut;
  • ​Përgatitja e raporteve javore/mujore me rekomandime konkrete;
  • ​Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e marketingut dhe menaxhmentin;
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e fushatave të marketingut (online dhe offline);
  • Kryen analizën e tregut, duke përfshirë studimin e trendëve, nevojave të klientëve dhe konkurrencës;
  • Menaxhimi i përmbajtjes në rrjetet sociale dhe website;
  • Bashkëpunimi me agjenci marketingu, dizajnerë dhe partnerë të jashtëm;
  • Organizimi i eventeve promovuese dhe aktiviteteve të marketingut;
  • Monitorimi dhe raportimi i performancës së fushatave;

Kualifikimet (Koordinator/e për Marketing):

  • ​Diplomë në Marketing, Ekonomi, Financë ose fushë të ngjashme;
  • Minimum 1-2 vite përvojë në analizë të të dhënave / marketing;
  • Njohuri shumë të mira në Excel (pivot tables, analiza krahasuese, formula);
  • Përparësi: njohuri në Power BI, Google Analytics ose platforma të ngjashme;
  • ​Aftësi analitike dhe mendim kritik;
  • Aftësi për të dhënë rekomandime konkrete.

 

Afati i fundit për aplikim është 28.02.2026

*Vetëm kandidatët te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

 

 

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova