Publikuar:
Feb 20, 2026
Skadon:
Feb 28, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

 

 

 

Pozita: Koordinator/e për Furnizim

Kompania jonë është në kërkim të një Koordinatori/e për Furnizim, person i organizuar dhe analitik, që do të menaxhojë proceset e furnizimit, prokurimit dhe importit, duke siguruar efikasitet dhe optimizim të kostove.

Lokacioni: Çagllavicë

 

 Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Identifikon, përzgjedh dhe vlerëson furnitorë vendorë dhe ndërkombëtarë;
  • Negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe afatet e dorëzimit;
  • Ndjek kontratat dhe marrëveshjet me furnitorët;
  • Monitoron performancën e furnitorëve (cilësia, sasia, afatet e dorëzimit);
  • Zgjidh çështjet që lidhen me vonesa, dëmtime apo mospërputhje të mallrave;
  • Monitoron nivelin e stokut për produktet bazë në magazinë;
  • Siguron furnizim në kohë për të shmangur mungesat ose tejmbushjen e stokut;
  • Analizon lëvizjen e stokut (hyrje/dalje) dhe përgatit raporte periodike;
  • Bashkëpunon me magazinën dhe financën për inventarizime periodike;
  • Parashikon nevojat e furnizimit bazuar në shitje, konsum dhe sezonalitet;
  • Koordinon procesin e importit nga porosia deri në pranimin e mallrave;
  • Përgatit dhe ndjek dokumentacionin e nevojshëm për import (fatura, packing list, dokumente doganore);
  • Bashkëpunon me agjentë doganorë dhe kompani transporti;
  • Siguron përputhshmëri me rregulloret doganore dhe ligjore;
  • Monitoron kostot e transportit dhe taksave me qëllim optimizimin e buxhetit.
  • Përgatit raporte mujore mbi furnizimet, stokun dhe kostot e importit;
  • Analizon tregun për të identifikuar mundësi për ulje kostosh;
  • Propozon përmirësime në proceset e prokurimit dhe logjistikës.

 

Kualifikimet dhe Kërkesat

  • Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 2–3 vite përvojë pune në furnizim, prokurim ose logjistikë;
  • Aftësi të mira negociuese dhe organizative;
  • Njohuri mbi procedurat e importit dhe dokumentacionin doganor;
  • Aftësi analitike dhe njohuri në menaxhimin e stokut;
  • Njohuri të mira të programeve MS Office (veçanërisht Excel);
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

 

Afati i fundit për aplikim është 28.02.2026

*Vetëm kandidatët te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

 

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova