Publikuar:
May 13, 2026
Skadon:
May 31, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë Menaxher/e Burimeve Njerëzore  të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.

Pozita: Menaxher/e për Burime Njerëzore

Lokacioni: Çagllavicë 

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Harton dhe zbaton politikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Menaxhon proceset e rekrutimit, përzgjedhjes dhe onboarding-ut të stafit;
  • Mbikëqyr administrimin e kontratave të punës, dosjeve të punonjësve dhe dokumentacionit përkatës;
  • Koordinon vlerësimin e performancës së punonjësve dhe planet për zhvillim profesional;
  • Identifikon nevojat për trajnim dhe organizon programe zhvillimore për stafin;
  • Këshillon menaxhmentin lidhur me çështjet e marrëdhënieve të punës dhe menaxhimit të stafit;
  • Siguron respektimin e politikave të kompanisë dhe Kodit të Punës;
  • Menaxhon proceset disiplinore dhe konfliktet në vendin e punës;
  • Përgatit raporte periodike lidhur me burimet njerëzore;
  • Kontribuon në krijimin e një kulture pozitive dhe profesionale në organizatë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Burime Njerëzore, Menaxhim, Ekonomi, Juridik ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi 5 vite përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Njohuri të mira të legjislacionit të punës dhe praktikave të HR-së;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe menaxheriale;
  • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin dhe për të menaxhuar situata sensitive;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike (MS Office);
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.

Afati i fundit për aplikim është 31.05.2026

*Vetëm kandidatet te cilat hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova