Publikuar:
Aug 6, 2026
Skadon:
Aug 22, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: 1 Menaxher i Departamentit Teknik dhe 1 Teknik për Paisje Profesionale. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

1. Menaxher i Departamentit Teknik 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi dhe organizimi i departamentit teknik.
  • Koordinimi i ekipit të teknikëve dhe planifikimi i punëve në terren.
  • Mbikëqyrja e instalimeve, mirëmbajtjes dhe servisimit të pajisjeve profesionale.
  • Sigurimi i cilësisë së shërbimeve teknike dhe respektimi i standardeve të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me klientët dhe furnitorët për zgjidhjen e çështjeve teknike.

Kualifikimet:

  • Diplomë në fushën teknike (Elektroteknikë, Elektronikë, Mekanikë ose të ngjashme).
  • Përvojë pune në menaxhimin e ekipeve teknike.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
  • Patentë shoferi – Kategoria B.

2. Teknik për Pajisje Profesionale 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Instalimi, mirëmbajtja dhe servisimi i pajisjeve profesionale.
  • Diagnostikimi dhe riparimi i defekteve.
  • Mirëmbajtja parandaluese dhe korrektive e pajisjeve.
  • Ofrimi i mbështetjes teknike për klientët.

Kualifikimet:

  • Njohuri në pajisje elektrike industriale.
  • Njohuri në sistemet e ftohjes (frigoriferike) përbëjnë përparësi.
  • Përvojë pune në mirëmbajtje dhe servisim është avantazh.
  • Gatishmëri për punë në terren.
  • Patentë shoferi – Kategoria B.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil pune.
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale.
  • Certifikime nga brende të njohura ndërkombëtare të pajisjeve.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Për detajet tjera rreth pozitave, ju lutem kontaktoni në këtë numër: 049583258

Vetëm kandidatët që përzgjedhën në listën e ngushtë, do të ftohen për intervistë. 

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova