Publikuar:
Aug 7, 2026
Skadon:
Aug 22, 2026
Qyteti:
Ferizaj
Përshkrimi
	 	 

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Arkatare dhe Kuzhiniere. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Lokacioni: Ferizaj

Pozita: Staf Restoranti

Statusi: Orar i plotë – Orar i pjesshëm.

Ne ofrojm
ë:

- Pagë konkurruese.

- Orar fleksibil (me nderrime të ndryshme).

- Mundësi reale avancimi në karrierë.

- Trajnim të paguar dhe zhvillim professional.

- Ambient pune pozitiv dhe ekip mbështetës.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.



Afati i fundit per aplikim është 22.08.2026

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova