Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.
Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.
Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë një Koordinator të Burimeve Njerëzore të përkushtuar dhe të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.
Pozita: Koordinator i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Raporton te: Menaxheri i Burimeve Njerëzore
Lokacioni: Çagllavicë
Orar i punës: I plotë (E hënë – E premte)
Qëllimi i Pozitës
Koordinatori i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e proceseve të përditshme të Burimeve Njerëzore, duke siguruar administrim të saktë të të dhënave dhe dokumentacionit të punonjësve, mbështetje në rekrutimin dhe onboarding-un, menaxhimin e evidencave të stafit, mbështetje në procesimin e pagave si dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet e kërkuara:
Specifikat personale
Çfarë ofrojmë ne?
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë përmes butonit APLIKO i cili gjendet më poshtë nga data: 17/08/2026 deri më datën: 23/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë.
Mundësi të barabarta punësimi
Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.
Procesi i Përzgjedhjes:
Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.