Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë 3 Teknolog/e Ushqimor të përkushtuar dhe të organizuar për të mbështetur departamentin tonë në rritje dhe zhvillim.
Pozitat:
1 Teknolog/e për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave
1 Teknolog/e Për Përpunimin e Brumit
1 Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
Vendi i punës: Mitrovicë
1.Teknolog/e Për Përpunimin dhe Paketimin e Sallatave
Detyrat dhe Përgjegjësitë
· Mbikëqyr procesin e përpunimit dhe paketimit të sallatave.
· Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë dhe higjienës gjatë procesit të prodhimit.
· Monitoron cilësinë e lëndës së parë dhe produktit final.
· Raporton çdo parregullsi gjatë procesit të prodhimit.
· Bashkëpunon me ekipin e prodhimit për të siguruar efikasitet dhe cilësi.
Kualifikimet e kërkuara:
· Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
· Përvojë pune në këtë drejtim.
· Njohuri mbi standardet e higjienës dhe sigurisë ushqimore.
· Aftësi organizative dhe punë në ekip.
2. Teknolog/e për Përpunimin e Brumit
Detyrat dhe Përgjegjësitë
· Mbikëqyr procesin e përgatitjes dhe përpunimit të brumit.
· Siguron cilësinë e produktit dhe respektimin e procedurave të prodhimit.
· Kontrollon parametrat e procesit të prodhimit.
· Monitoron cilësinë e lëndëve të para dhe produktit final.
· Bashkëpunon me ekipin për përmirësimin e procesit të prodhimit.
Kualifikimet e kërkuara:
· Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
· Përvojë në industrinë ushqimore.
· Njohuri mbi proceset e prodhimit të brumit.
· Përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip.
3. Teknolog/e për Menaxhimin e Sigurisë së Ushqimit
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
· Menaxhon dhe zbaton sistemet e sigurisë së ushqimit.
· Siguron përputhshmërinë me standardet ISO 22000 dhe HACCP.
· Monitoron dokumentacionin dhe zbatimin e procedurave të sigurisë ushqimore.
· Kryen kontrolle të brendshme dhe raporton mospërputhjet.
· Trajnon stafin lidhur me higjienën dhe sigurinë ushqimore.
Kualifikimet e kërkuara:
· Diplomë në Teknologji Ushqimore ose fushë të ngjashme.
· Njohuri të mira mbi standardet ISO 22000 dhe HACCP.
· Përvojë në menaxhimin e sistemeve të cilësisë.
· Aftësi analitike, organizative dhe komunikuese.
Mënyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar që posedojnë kualifikimet e duhura dhe specifikimet personale të përmendura më sipër mund të aplikojnë përmes butonit të mëposhtëm APLIKO nga data: 24/08/2026 deri më datën: 31/08/2026 në orën 23:59. Aplikacionet pas afatit të përcaktuar në konkurs, nuk do të merren në konsideratë.
Mundësi të barabarta punësimi
Heb's është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.
Procesi i Përzgjedhjes:
Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.
Shënim:
*Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.