Publikuar:
Sep 3, 2026
Skadon:
Sep 17, 2026
Qyteti:
Prizren
Përshkrimi
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Kuzhinier/e, Kamrier/e, Shankiste, Shitese e Akulloreve. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Lokacioni: Prizren

Pozita Kuzhiniere:

  • Të kontrolloj pastërtinë e pajisjeve të punës, temperaturën, sistemimin e tyre dhe përgatitjen gjatë ditës.
  • Të respektoj recepturat e produkteve.
  • Të ketë njohuri për të gjitha produktet që servohen.

Pozita Kamarier/e:

  • Të sigurojë një shërbim të shkëlqyer për mysafirët, duke ruajtur një nivel të lartë profesionalizmi dhe mikpritjeje.
  • Është i përgjegjshëm për marrjen e pagesave nga mysafirët dhe për t'u siguruar që llogaritë janë të sakta.
  • Është përgjegjës për shërbimin e ushqimit dhe pijeve në tavolina, duke siguruar që gjithçka të jetë në rregull dhe në përputhje me kërkesat e klientëve.

Pozita Shankiste:

  • Të mirëmbaj dhe të sistemoj në mënyrë profesionale produktet në shank.
  • Të ketë njohuri dhe të përgatisë të gjitha produktet që disponon menyja.
  • T'i kontrolloj kuponat fiskal për produktet që dalin nga shanku.

Pozita Shitese e Akulloreve:

  • Shërbimi i klientëve me korrektësi dhe profesionalizëm.
  • Shitja dhe servirja e akulloreve dhe produkteve të tjera.
  • Pranimi dhe arkëtimi i pagesave.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Afati i fundit per aplikim është 17.09.2026

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova