Publikuar:
Sep 4, 2026
Skadon:
Sep 20, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Trajner/e Operacional për Restorante. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Pozita: Trajner Operacional për Restorante

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Është përgjegjës për të siguruar që të gjithë anëtarët e stafit të njohin dhe kuptojnë proceset dhe politikat e restorantit. Kjo përfshin trajnimet për shërbimin ndaj klientëve, menaxhimin e porosive, përdorimin e pajisjeve dhe mirëmbajtjen e higjienës.
  • Është pergjegjes per monitorimin e performancës te stafit dhe të ofrojë këshilla dhe udhëzime për përmirësimin e saj duke zhvilluar programe trajnimi të përshtatura për të adresuar nevojat specifike të stafit.
  • Ka përgjegjësinë për të siguruar që shërbimi ndaj klientëve të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë duke përfshire trajnimin e stafit për të trajtuar klientët me respekt dhe për të ofruar një eksperiencë të kënaqshme,
  • Të krijojë dhe azhurnojë materiale trajnimi që përdoren gjatë mësimdhënies së stafit të ri ose gjatë trajnimeve periodike.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Ekonomi, Menaxhment ose fusha të ngjashme;
  • Eksperiencë e mëparshme e punës në fushën relevate;
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhuese të kohës;
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese, si verbale ashtu edhe e shkruar;
  • Njohje e pakos në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

Afati i fundit per aplikim është 20.09.2026

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova