Publikuar:
Sep 16, 2026
Skadon:
Sep 30, 2026
Qyteti:
Prishtinë
Përshkrimi
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Agjente te Thirrjeve. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

 

Pozita: Agjente e Thirrjeve

Lokacioni: Zyre Qendrore - Çagllavicë

 

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Pranimi dhe realizimi i thirrjeve telefonike me klientët
  • Informimi i klientëve për produktet dhe shërbimet e kompanisë
  • Trajtimi profesional i kërkesave,pyetjeve dhe ankesave të klientëve
  • Ofrimi i zgjidhjeve të shpejta dhe profesionale
  • Regjistrimi i bisedave dhe të dhënave në sistem (CRM)
  • Ndjekja e skriptave dhe udhëzimeve të kompanisë gjatë komunikimit

 

Kriteret per Punësim:

  • Të ketë aftësi të mira komunikimi
  • Të jetë i/e motivuar dhe i/e pergjegjshëm/e
  • Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit
  • Pervoja e mëparshme (e preferueshme)

 

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

 

Afati i fundit per aplikim eshte 30.09.2026

"Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë."

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova