Publikuar:
Oct 29, 2026
Skadon:
Nov 10, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Menaxher/e Financiar/e. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e përditshme të Departamentit të Financave, si dhe të të gjitha njësive të ndërlidhura me të;
  • Pergadite dhe raporton Pasqyrat Finaicare mujore/vjetore te kompanise si dhe prezanton para paleve te treta ne kordinim me Drejtorin Fianicare;
  • Rishikon punet ditore te stafit te financave dhe sigurohet per perbushjen ne kohe dhe te sakte te te gjitha detyrave te punes;
  • Pergadite dhe finalizon Librat tregtare per deklarime te TVSh-se dhe tatimeve tjera mujore;
  • Rishikon dhe finalizon ne deklarime listat e qirave dhe te pagave per te gjithe stafin e kompanise;
  • Përgatit buxhetet vjetore dhe parashikimet financiare (forecast) me kerkese te menaxhmentit te kompanise;
  • Monitoron performancën financiare dhe analizon devijimet nga buxheti;
  • Ofron analiza dhe rekomandime për menaxhmentin e lartë për vendimmarrje strategjike;
  • Mbikëqyr proceset e mbylljes mujore dhe vjetore të transaksioneve financiare;
  • Siguron përputhshmëri me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore në fuqi;
  • Menaxhon dhe asiston ne proceset e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm;
  • Zhvillon dhe implementon kontrolle të brendshme financiare;
  • Identifikon, monitoron dhe minimizon rreziqet financiare dhe operacionale;
  • Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave financiare të kompanisë;
  • Kontrollon dhe analizon kostot operative, me fokus në:
    • normativat e produkteve qe jan ne shitje (rishikon dhe perditeson pas cdo ndryshimi);
    • stokun neper njesite-filialet e kompanise.
    • Kostot tjera operative te kompanise;
    • koston e punës (labor cost);
  • Analizon performancën financiare për secilin lokacion ne baze te raporteve mujore te detajuara;
  • Raporton drejtpërdrejt tek Drejtori Financiar i kompanisë dhe bashkëpunon ngushtë me te proceset, raportet dhe vendimet tjera operative dhe stategjike te Dep. Financave.

Kualifikimet e kërkuara

  • Aftësi të shkëlqyera financiare dhe të kontabilitetit
  • Pervoje te punes mbi 5-vjet ne kontabilitet (pozita menaxheriale)
  • Pervoje pune ne ERP te ndryshme dhe ne analiza financiare, raportim financiar, dhe tatimore.
  • Diplomë Bachelor në Financa dhe Kontabilitet;
  • Kualifikimet tjera profesionale te rekomanduara;
  • Përvojë e mëparshme mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e stafit profesional dhe mbështetës.
  • Përvojë në zbatimin e politikave dhe procedurave të financave dhe kontabilitetit.
  • Aftësi e demonstruar për të permbushe ne kohe detyrat e percaktuara
  • Aftësi e demonstruar për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe me një ekip.
  • I aftë të trajtojë pagat e punonjësve me konfidencialitet.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Njohuri të thella në aplikacionet e softuerëve financiarë dhe Microsoft Office - Excel.

Ne ofrojmë

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese sipas përvojës dhe performancës.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe ngritje në karrierë.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë periudhës së integrimit.
  • Ambient pune profesional dhe dinamik.


Konkursi mbetet i hapur nga data e publikimit deri më 08.11.2026

Të gjithë kandidatët e interesuar inkurajohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike: [email protected].

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të kritereve të konkursit do të kontaktohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova