Publikuar:
Nov 26, 2026
Skadon:
Dec 10, 2026
Qyteti:
Prishtinë · Full Time
Përshkrimi
	 	 

Rreth Heb's Kosova

Heb's Kosova është një nga kompanitë lider dhe me rritjen më të shpejtë në industrinë e gastronomisë në Kosovë. Me prezencë aktuale në 29 lokacione dhe me mbi 1,500 punonjës, ne i shërbejmë çdo ditë mijëra konsumatorëve duke ofruar produkte cilësore dhe një përvojë të shkëlqyer shërbimi.

Në Heb's, besojmë se njerëzit janë aseti ynë më i vlefshëm. Investojmë vazhdimisht në zhvillimin profesional të punonjësve, promovojmë kulturën e bashkëpunimit, meritokracisë dhe inovacionit, si dhe krijojmë mundësi reale për rritje dhe avancim në karrierë.

Ekipi jonë po rritet dhe ne po kërkojmë të rekrutojmë: Koordinator/e i/e Marketingut. Kandidatët ideal duhet të jenë të përkushtuar, të organizuar dhe fleksibil për të mbështetur dhe udhëhequr departamentin tonë në rritje dhe zhvillim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie dinamike, me standarde të larta profesionale dhe një kulturë pune që vlerëson performancën, integritetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm, ju ftojmë të bashkoheni me ekipin e Heb's Kosova.

Qyteti: Prishtinë

Statusi: Full Time 

Pozita: Koordinator/e i/e Marketingut

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, koordinon dhe zbaton aktivitetet e marketingut në përputhje me strategjinë e kompanisë;
  • Koordinon realizimin e fushatave promocionale, sezonale dhe komerciale;
  • Koordinon aktivitetet e marketingut tradicional dhe digjital;
  • Koordinon dhe monitoron rrjetet sociale të kompanisë;
  • Koordinon krijimin dhe publikimin e përmbajtjeve tekstuale, grafike dhe audiovizuale;
  • Monitoron dhe analizon performancën e fushatave të marketingut;
  • Realizon hulumtime të tregut dhe analiza të konkurrencës;
  • Propozon ide dhe iniciativa për rritjen e shitjeve dhe promovimin e produkteve;
  • Siguron respektimin e standardeve të identitetit vizual dhe imazhit të markës;
  • Koordinon përgatitjen dhe shpërndarjen e materialeve promocionale;
  • Organizon dhe koordinon eventet, aktivitetet promocionale dhe hapjen e njësive të reja;
  • Bashkëpunon me agjencitë e marketingut, furnitorët, influencerët dhe partnerët e jashtëm;
  • Koordinon aktivitetet e marketingut me departamentet dhe njësitë operative të kompanisë;
  • Monitoron zbatimin e ofertave dhe fushatave promocionale në të gjitha njësitë;
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet dhe performancën e marketingut;
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të marketingut;
  • Respekton politikat, procedurat dhe standardet e brendshme të kompanisë;
  • Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me natyrën e pozitës, sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit

Kualifikimet dhe përvoja profesionale:

  • Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme;
  • Minimumi dy (2) vite përvojë profesionale në marketing ose pozita të ngjashme.

Aftësitë:

  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese;
  • Kreativitet dhe iniciativë profesionale;
  • Aftësi për punë të pavarur dhe në ekip;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Fleksibilitet dhe përshtatshmëri.

Mundësi të barabarta punësimi

Heb’s Kosova është një punëdhënës i cili ofron punësim me mundësi të barabarta dhe inkurajon të gjithë individët e kualifikuar të aplikojnë, pa diskriminim bazuar në gjini, moshë, etni, racë, fe, aftësi të kufizuara, status martesor ose përkatësi tjetër personale. Ne besojmë në diversitetin, përfshirjen dhe respektin e ndërsjellë si një pjesë thelbësore të kulturës sonë biznesore.

Procesi i Përzgjedhjes

Dorëzimi i këtij aplikimi nga ana e kandidatëve nuk përfaqëson asnjë përgjegjësi të asnjë lloji për kompaninë, dhe kompania ka të drejtë të vendosë standardet që i konsideron të përshtatshme për punën sipas informacionit të disponueshëm për të gjithë aplikantët dhe të zgjedhë kandidatët që do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit nga radhët e aplikantëve në përputhje me këto standarde.

Afati i fundit per aplikim është 10.12.2026

*Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Kontakti
[email protected] +383 48 333 321
Copyright © 2026   Hebs Kosova